Kryeministri Rama në Berat: Përfundon Unaza e Re

Transformimi urban në Berat vijon përmes një sërë projektesh, disa prej të cilave kanë përfunduar dhe shumë të tjera janë ende në kantier, në faza të ndryshme punimesh. Unaza e Re e Beratit mbylli kantierin në terren, duke shënuar kështu një vepër të përfunduar me një impakt jashtëzakonisht pozitiv, si në aspektin funksional, ashtu dhe atë turistik. Kryeministri Edi Rama inspektoi Unazën e re të Beratit, ku sapo ka përfunduar puna, duke rritur ndjeshëm frymëmarrjen e krejt qytetit.
Programi Kombëtar i Eficiencës Energjetike, po shtrihet në shumë qytete të vendit, ku punohet për rigjenerimin e banesave me sistemet kapot, termoizolimin, hidroizolimin e tarracave, heqjen nga tarracat dhe qendërzimin e depozitave të ujit, masa që ulin deri në 30% konsumit e energjisë dhe lehtësojnë ngarkesën në rrjet.
Puna për rehabilitimit e lagjeve dhe banesave karakteristike vijon në lagjen Mangalem në Berat, ku historia e lashtë e qytetit ndërthuret punimet autentike. Kryeministri Rama u ndal për të parë nga afër edhe projektin për rijetëzimin e kësaj lagje emblematike.
Kryeministri gjithashtu u ndal për të vizituar shtëpinë muze të Vrionasve, një ndërtesë mbi 200 vjeçare, e cila është një tjetër vlerë e shtuar në gjerdanin e ndërtesave historike të Beratit mijëravjeçar.
Gjatë vizitës së tij në Berat, Rama u ndal për të parë edhe projektin për rijetëzimin e shtëpive të vjetra. Investimet në qytet kanë bërë që një pjesë e mirë e shtëpive të vjetra të restaurohen nga pronarët, me synim, kthimin e tyre në qendra të ofrimit të shërbimit për turistët vendas dhe të huajt, ndërkohë që mbështetja me bonus për këta pronarë nuk mungon.
“Ky është një model i rrugicave që ne jemi duke restauruar. Do të krijojnë një pamje të jashtëzakonshme të zonës ku është përfshirë edhe ndriçimi. Normalisht, kur të përfundojë e gjithë puna, kur të vendoset edhe ndriçimi, këtu do të jenë disa rrugica të magjishme. Kemi rastin më të mirë të një prej godinave kryesore në Berat. Po e restaurojnë me një dashuri të jashtëzakonshme. Do të kthehet një prej bujtinave më të magjishme në Shqipëri për vetë arkitekturën që ka dhe vlerat që mbart”, – u shpreh Demo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




