Deklarata e Nanos për dekonspirim operacioni, reagon Meta: Këtu mafia ka shtetin e vet

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas intervistës së dhënë për kanalin francez Metropole, nga Gledis Nano para shkarkimit nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ashtu sikurse la të nënkuptohej në muajin maj për dekonspirim të megaoperacionit “Plumbi i Artë”, Nano në reportazhin “Hetime ekskluzive”, ka deklaruar se në shënjestër ishin 32 persona dhe u arrestuan vetëm 18 pasi aksioni pati rrjedhje informacioni.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, ka thënë Nano. Lidhur me këtë deklaratë të tij ka reaguar Meta i cili ka thënë se tashmë është i qartë objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit. Sipas Metës çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin.

“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë. Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet. Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit”, tha Meta.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme