Nis sesioni i ri parlamentar, PS-PD depozitojnë nismat për dekomunistizimin dhe ish-sigurimsat! Nikolla: Na presin reforma të rëndësishme

Nis sesioni i ri parlamentar, ku deputetët iu rikthyen punës së tyre në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se ky sesion i ri parlamentar e presin reforma të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën e shtuar me njësimin e legjislacionit me atë të BE-së pas hapjes së negociatave.
“Nisim sesionit e tretë të legjislaturës dhe ju uroj të gjithë sesion produktiv në përmbushje të misionit dhe detyrave tona. Sesionin e kaluar Shqipëria mori suksesin e merituar të çeljes së negociatave. Detyrat kryesore të Kuvendit gjatë negociatave do të jenë përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Ne do të zgjerojmë mbështetjen për procesin, duke bashkëpunuar me Parlamentin Evropian dhe parlamentet e tjera të vendeve anëtare. Detyrat kërkojnë thellimin e njohurive mbi legjislacionit. Roli i Kuvendit do të rritet gjatë procesit të negociatave”, tha Nikolla.
Ky sesion i ri parashikohet të jetë ‘i nxehtë’ pasi si mazhoranca dhe opozita kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me dekomunistizimin dhe ‘ish spiunët.
PS kërkon eliminimin e pengesave ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës si dhe të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor, ku çdo personi që ka qenë i lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit t’i ndalohet të kandidojë për deputetë a kryetar bashkie, apo edhe për t’u emëruar në detyra shtetërore.
Ndërsa PD kërkon dekomunistizimin, hapjen e të gjitha dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si dhe kthimin e burgjeve famëkeqe të Spaçit dhe Tepelenës në muze.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




