Berisha: Tirana një shëmtire arkitekturore, njohu batërdinë me ardhjen e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga komisioni i Rithemelimit Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e kryeqytetit. Me temën “Tirana në rrezik, Berisha foli për ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti në 11 vite.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Tirana e dikurshme ishte qytet shumë me njerëzor, ndërsa sot sipas tij është një shëmtire arkitekturore.
Për Berishën kryeqyteti njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. Ai thotë se Tirana është ende me rrugë të pa asfaltuara teksa shton se janë zhdukur monumentet e kulturën.
“U bënë ndërtimet socialiste, të cilat duhet pranuar, aspak të paraqitshme nga pikëpamja arkitekturore, por me urbanistikë rigoroze. Mes pallateve nuk ndërtoi kush. Ata erdhën me atë gjeometri.
Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. U mor me bojatisjen dhe është gjë normale, por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit.
Në 11 vite e kafshoi qytetin, siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil, gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunë e të diel, për të ju thënë qytetarëve se po vdes në punë. Në 4 vite ka rindërtuar 12 km rrugë, gjithsej. Tirana ka kilometra të paasfaltuara edhe sot. Gjatësia e rrugëve është disa mijëra kilometra në Tiranë.
Bëri një vendim qeverie për të shpallur zonë të mbrojtur, atë zonë që e meritonte të ishte e mbrojtur dhe më vonë do t’i sulej me tërbim të shkatërronte këtë zonë. Nga 26 monumente kulture të shpallura, janë zhdukur dhe kanë ngelur 2-3 dhe ato presin kohën për tu rrafshuar”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




