Meta çon në SPAK Autoritetin e Dosjeve: Falsifikoi dokumentat për llogari të Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ashtu sikurse e paralajmëroi, ka depozituar në SPAK dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal ndaj Autoriteti të Dosjeve. Meta e ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve për falsifikim të dokumenteve shtetërore, falsifikim kompjuterik, falsifikim të vulave, stampave, për shpërdorim detyre, për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulim të të dhënave sekrete.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë“, shkruan Meta në rrjetin social Facebook. Sipas Autoritetit të Dosjeve, Ilir Meta përmendet në të paktën 140 faqe informacion në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




