Rama i përgjigjet Ministrisë së Jashtme bullgare: Dikush t’i ndihmojë në përkthimin e deklaratës sime

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ministrisë së Jashtme Bullgare, e cila reagoi mbi deklaratën e kreut të qeverisë shqiptare se vendi bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vjet.

Me një postim në Twitter, Rama shkruan se deklarata e tij në forumin “Bled” ishte thjeshtë përsëritje e njëjtave gjëra të thëna prej tij edhe në qershor, teksa shton se mbase Ministria e Jashtme Bullgare ka nevojë për një “përkthim të qetë” të përgjigjes së kreut të qeverisë shqiptare.

“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor. Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar”, shkruan Rama.

Ministria e Jashtme bullgare reagoi këtë të mërkurë, duke i konsideruar deklaratat e Ramës si të papranueshme dhe të pahijshme. Ata i konsideruan deklaratat retorikë “antibullgare” që është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme