Presidenti i Italisë vizitë zyrtare më 7-8 shtator në Shqipëri! Pritje zyrtare nga Presidenti Begaj

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 7-8 shtator. Lajmi është bërë me dije nga Presidenca, ku thuhet se Mattarella do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Po ashtu, Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme