Ujësjellësi i Memaliajt/ Meta akuza Ramës: E përdore për qëllime elektorale, nise punimet pa shpallur fituesin e tenderit

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për media ka denoncuar ujësjellësin e Memaliajt në Tepelenë duke deklaruar se u përdor për qëllime elektorale. Meta thekson se janë nisur punimet pa u shpallur ende fituesi i tenderit. Sipas Metës, Kryeministri Rama ka shkelur ligjin dhe për këtë ai duhet të dënohet.

“Është shumë e qartë se nuk kemi të bëjmë me një rast të veçantë, do pasqyrojmë raste të tjera dhe më flagrante në të ardhmen. Rama së bashku me ministrin del dhe thotë fillojnë punimet për qëllim elektorale, ndërkohë që kjo është në proces tenderimi. Edhe kontrata lidhet pas tre muajsh. Ua kam thënë që përgjigjet e Edi Ramës do të jenë me ligjet e tij, me provat e tij me ligjet e tij dhe ne nuk do falsifikojmë asgjë.

Për rastin konkret, neni 248 i shkeljeve penale për shpërdorimin e detyrës e bën të qartë që kryerja ose mos kryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve në kundërshtim me ligjin  që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës nga personi që ushtron funksione publike, nëse nuk përben vepër tjetër penale dënohet me burgim deri në  7 vjet.

Kalojmë tek neni tjetër i shkelur qartësisht, neni 258. Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike,  që bën të qartë se nëse një vepër publike kur kryhet ne tender me vlerë mbi 800 mijë lekë, që kjo e kalon sepse është gati 4 mln euro dënohet me burgim nga 1-5 vjet. Sa më e lartë të jetë vlera aq më i madh është dëmi i shkaktuar nga publiku. 7 dhe 5 bëhen 12 për një rast”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme