PL kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës: Të ndalet vjedhja e qeverisë me çmimin e naftës

Partia e Lirisë ka kërkuar shkrirjen e Bordit të Transparencës si edhe uljen e taksave si e vetmja mënyrë që të ndalet vjedhja e çmimit të naftës nga ana e qeverisë.
Në një postim në Facebook deputeti Petrit Vasili shkruan se të gjithë vendet kanë ulur taksat mbi naftën si një masë për uljen e çmimit.
Për Vasilin, vetëm qeveria e Edi Ramës nuk kanë ulur asnjë taksë nga ato që rëndojnë mbi naftën, duke vazhduar të mbledhin qindra milionë euro në kurriz mundit dhe djersës së qytetarëve për të paguar inceneratorë, koncesione e tendera sekrete.
“Të shkrihet Bordi dhe të ulen Taksat, qe te ndalet vjedhja e qeverise me çmimin e Naftes!
Shqiptaret po vidhen çdo dite me çmimin e naftes, qe edhe dje u rrit ne 248 litri.
Shikoni me vemendje perberjen e Bordit te Hajduterise, ne Dokumentin origjinal, qe po ju paraqes.
Asnje perfaqsues nga konsumatoret dhe bisnesi, por vetem Qeveri dhe Oligarket e Naftes gjen aty.
Po si mundet qe nje problem kritik, qe lidhet me çmimin e Naftes vendimet ti marrin vete ata qe e shesin naften, pra ata, qe jane te interesuar te fitojne sa me shume dhe pala e demtuar te mos ekzistoje fare ne ate Bord.
Po kjo eshte nje vjedhje kaq e qarte dhe trashe sa qe as jane munduar fare ta mbulojne nga babezia per te vjedhur.
Te gjithe vendet kane ulur Taksat mbi Naften si nje mase per uljen e çmimit ndaj edhe Maqedonia e Mali i Zi kane çmime aq te ulta megjithse nuk nxjerrin asnje ton nafte.
Vetem Edi Rama dhe qeveria nuk kane ulur asnje Takse nga ato qe rendojne mbi naften, duke vazhduar te mbledhin qindra milion euro ne kurriz mundit dhe djerses se qytetareve per te paguar inceneratore, koncesione e tendera sekrete.
Si Deputet kam depozituar qe gjashte muaj me pare ne ne 9 mars 2022 ne Kuvend, ProjektLigjin per pezullimin e Takses se Qarkullimit dhe te Kabonit, te cilin hajdutet e rilindjes e bllokojne dhe as nuk lejojne te diskutohet.
Ka vetem dy rruge per uljen e çmimit te Naftes: SHKRIRJE E MENJEHERSHME E BORDIT.ULJE E TAKSAVE MBI NAFTEN.”, shkruan Vasili.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




