PL, Vasili: Ulni çmimin e naftës, si në Mal të Zi e Maqedoni!

Politikë | 4 vite më parë

Petrit Vasili, deputeti i Partisë së Lirisë, ka reaguar ndaj vendimit të ditës së sotme të Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e naftës. Sipas tij, hajdutët rilindas çfarë nuk po bëjnë për të justifikuar rritjen e çmimit të naftës.

“O Bordi komunist, boll vodhët. Ulni çmimin e naftës si në Mal të Zi e Maqedoni! Sot hajdutët e rilindjes e kanë rritur çmimin e naftës duke e çuar ne 248 lek litrin! Sot në Mal të Zi, çmimi është 170 lek litri. Ndërsa në Maqedoni çmimi është 186 lekë litri. Hajdutë rilindas! Boll dolët pa pikë turpi dhe justifikoni çmimin e naftës. Lërini çfaqjet rrugëve dhe propagandën idiote komuniste, sepse Mali i Zi dhe Maqedonia janë pasqyra e hajdutërisë tuaj të padëgjuar.”, shkruan Vasili në Facebook.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme