Lufta, Rama: Nxit një tranzicion më të shpejtë të energjisë së gjelbër! Na duhet ndihma e Arabisë Saudite

Politikë | 4 vite më parë

Lufta në Ukrainë duhet të shërbejë si një nxitje për të nisur një tranzicion më të shpejtë të energjisë së gjelbër. Këshu u shpreh kryeministri Edi Rama, i pranishëm në forumin “Europian Alpbach” që po zhvillohet në Austri.

Duke iu referuar përçarjes së gjerë që u shkaktua nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga fuqitë perëndimore pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, sipas kryeministrit Rama ecja më shpjet drejt ndryshimit të gjithë natyrës së prodhimit të energjisë është tashmë nevojë.

“Kjo luftë ka ardhur gjithashtu me një shans tepër interesant… për të bërë një tranzicion të gjelbër më të shpejtë. Sepse jo më nga vullneti i mirë, por nga nevoja, ne mund të ecnim shumë më shpejt drejt ndryshimit të gjithë natyrës së prodhimit tonë të energjisë”, tha Rama.

Por sipas kryeministrit, për ta realizuar këtë, nevojitet ndihma e Arabisë Saudite.

 “Arabia Saudite qëndron e ulur mbi naftën dhe ata duan të bëhen të vetë-mjaftueshëm në energjinë e gjelbër dhe gjithashtu eksportues neto të energjisë së gjelbër. Pra, ka shumë çështje që bashkohen. Mendoj se kjo luftë vjen me shumë rreziqe, por edhe me një potencial të madh”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Çmimi i naftës nxitet kryesisht nga oferta dhe kërkesa dhe historikisht, çmimet jashtëzakonisht të larta të naftës zakonisht ndikoheshin drejtpërdrejt nga konfliktet ose tensionet gjeopolitike, veçanërisht kur përfshihet një vend prodhues i naftës, si Rusia.

Lufta në Ukrainë ka pasur një ndikim të rëndësishëm në tregjet globale dhe furnizimet me energji, duke shkaktuar ndërprerje në shkallë të gjerë në rrugët e transportit të naftës.

Arabia Saudite nisi Iniciativën e Gjelbër Saudite në vitin 2021 në një përpjekje për të luftuar krizën globale të klimës dhe për t’iu bashkuar luftës botërore kundër ndryshimeve klimatike.

Nisma synon të ofrojë më shumë mundësi investimi në energjinë e gjelbër, të hapë rrugë të reja për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar dhe të krijojë më shumë vende pune, ndërsa përpiqet të largohet nga mbështetja e saj në naftë dhe të diversifikojë ekonominë, ndërkohë që përpiqet të bëhet më i vetë-mjaftueshëm në energjinë e pastër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme