Berisha: Pasi dolëm nga komuzimi, rreziku sërish qëndron mbi ne si “Shpata e Demokleut”

Sali Berisha ka qenë sot në Dibër, ku ka përkujtuar ditën evropaine të viktimave të regjimit komunist. Ai ka folur para monumentit kushtuar Elez Isufit dhe Isuf Xhelilit, të cilët i vlerësoi si “tribunë, që me një guxim, trimëri dhe mençuri të jashtëzakonshme qëndruan në mbrojtje të Dibrës”.
Sipas Berishës, shqiptarët, në histori i kanë ndjerë rreziqet, po kanë pasur fatin se kanë një vend me një pozicion gjeografik të lakmueshëm, pasi edhe fqinjët kanë lakmuar trojet tona.
“Në këtë aspekt, lufta dhe vepra e Elez Isufit, mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë në trevat shqiptare, pasi u morën 2/3 e trojeve fqinjëve të tjerë. Dibra, bashkë me Hasin, Lumën, ishte më e lakmuara. Nuk u kënaqën me atë copëtim dhe atë padrejtësi, serbët vazhduan me përpjekjt më të mëdha për të asgjësuar Dibrën. Në këto beteja e përpjekje, askush nuk luftoi më me guxim e trimëri se Elez Isufi dhe Isuf Xhelili. Atëherë Shqipëria ishte në rrezik të madh. Gjithëkush mund të pyesë se pse ne në këtë kohë Shqipëria është ende në rrezik? A po e shpikim? Apo po themi një realitet të hidhur. Pasi dolëm nga komuzimi, sërish rreziku qëndron mbi ne si “Shpata e Demokleut”.- tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




