Meta: Rama armik i votës së lirë dhe i rinisë, synon asgjesimin e demokracisë

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se është armik i votës së lirë, i rinisë, si dhe synon asgjesimin e demokracisë. Nga Jala, kreu i PL-së ka theksuar se LSI dhe LRI kanë dhënë kontribute për të zhbllokuar kriza të ndryshme, si dhe kanë mundësuar rrotacionin e pushtetit, dhe ky, sipas tij, “është një kontribut i pamohueshëm”.

“Ka disa parime. Kudo ku ka parime, asgjë nuk vjen rastësisht. Dduhet të jeni krenar për LSI dhe LRI, për punën që është bërë në të kaluarën dhe kontributet që janë dhënë për të zhbllokuar kriza të ndryshme në vend, për rotacione demokratike, si dhe për përfshirje të jashtëzakoshme që i dhanë rinisë me përfaqësimin në Kuvend dhe pushtetin lokal e kudo. Por ne e dimë se çfarë ndodhi. Ishte kurth dhe komplot kundër popullit të Shqipërisë, me qëllim asgjësimin e demokracisë. Targeti ishte ish- LSI. Kjo sepse prishte pazaret e pazarexhinjve. Natyyrisht nuk mund të ndodhë ndryshe nga një armik i demokracisë dhe i votës së lirë, nga një armik i interesit kombëtar dhe publik. Nga një armik i llogaridhënies, i të vërtetave, sepse rinia është një pengeë e pakalueshme për çdo regjim”, tha Meta në fjalën e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme