Ngjarja në uzinën e Gramshit, Berisha: Rama, kërcënimi më i madh i sigurisë kombëtare

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari Partisë Demokratike i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit Sali Berisha e ka konsideruar një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, incidentin në uzinën e armëve në Gramsh.

Për Berishën kryeministri Edi Rama është përgjegjës kryesor për cënimin e sigurisë kombëtare në vend pasi vite me pare lejoi publikimin e organigramës se shërbimit shtetërore. 

 “Agresorët e ushtarëve në detyrë u ndaluan dhe janë në hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet, por e vërteta është se përdorimi i lëndëve neuroparalizuaese dhe toksike djegëse kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin e tyre ‘turistik’. Por Unë sot jam këtu për të thënë se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare me akte madhorë e ka bërë personalisht Edi Rama. Ju rikujtoj se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi të lirë apo ajo, mediat shqiptare publikuan të gjitha organigramet e shërbimit të shërbimit informativ shtetëror, emër dhe mbiemër, ato publikuan dhe rrogat e tyre. Duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve tjera jomiqësore. Këtë e ka bërë Edi Rama sepse askush tjetër përveç kryeministri që firmos strukturën e shërbimit ka të drejtë të njihet me të.”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha e konsideroi kryeministrin Rama si kërcënuesin më të madh të sigurisë kombëtare, përmes projektit ruso-serb “Ballkani i Hapur”. Për Berishën kryeministri po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë.

“Sot ka një konfrontim mes NATO-s , BE dhe Rusisë së Putinit, apo Putinit dhe aleatëve të tij. Sot Shërbimet serbe-ruse janë në sintoni të plotë në bashkëpunim të ngushtë. Për ata që e vënë në dyshim po ju kujtoj deklaratën e Vuçiç që gjatë vizitës në Uashinton tha se Shërbimet më kishin njohur, shërbimet ruse, me tekstin e marrëveshjes që do të na servirej. Kjo nuk është risi. Putin i madh dhe i vogël, Rusia e madhe dhe e vogël, janë një realitet i pazgjidhshëm. Jam këtu sepse ka një projekt tjetër madhor për Ballkanin, projekt serbo-rus dhe ky është “Ballkani i Hapur”. Shqiptarët e dinë se ky projekt u mbështet para dy muajsh haptas nga Ministri i Jashtëm rus Lavrov. Ky projekt mbështetet po kaq verbërisht nga vasali i Vuçiçit në Tiranë, Rama. 

Ata që kërkojnë agjenturë në bunkerë e tunele, problemi kryesor për Shqipërinë është në krye të qeverisë së vendit. Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjes së tij atërore me shërbimet ruse, dosjen ‘Mitrokin’, apo lidhje te tjera familjare. Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë me projektin “Ballkani i Hapur”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme