Sulmi në uzinën në Gramsh, Kim: Jemi në krah të aleatit tonë, të zbardhen të gjitha faktet

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar që autoritetet shqiptare të zbardhin të gjitha faktet e sulmit në uzinë e armëve në Gramsh. Shqipëria ka të gjithë mbështetjen e SHBA-së, ku ambasadorja Kim thekson se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi për rastin.
Këtë deklaratë ambasadorja Kim e ka bërë gjatë një komunikimi me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për t’u informuar për sulmin, ku mbetën të plagosur dy ushtarë shqiptarë.
“Fola me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Kingji për t’i uruar shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur mbrëmë gjatë mbrojtjes së objektit ushtarak shqiptar. Ne qëndrojmë me aleatin tonë pasi autoritetet duhet të hetojnë plotësisht për të zbardhur faktet dhe për përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Kim.
Dy shtetas rus dhe një ukrainas u arrestuan një ditë më parë nga policia pasi hynë pa leje për të fotografuar uzinën e armëve në Gramsh. Arrestimi i tyre u bë në dyshimet e spiunazhit, ndërsa gjatë tentativës për t’u larguar 3 të huajt plagosën edhe 2 roje ushtarake të uzinës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




