Ngjarja në uzinën e Gramshit, Rama: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, lidhur me ngjarjen në uzinën e Gramshit, ka nënvizuar se institucionet kanë funksionuar siç duhet, pavarësisht sulmeve që media të ndryshme, apo portale, po bëjnë.
“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë, përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”- shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




