“Koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë”, Veliaj-Metës: Sot ka ajrin më të pastër, në kohën tënde mbytej nga tymi

Politikë | 4 vite më parë

Postimi i një fotoje nga ana e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga Tirana e 1980-ës dhe ajo e 2021, teksa vihen re ndryshimet që ka pësuar ndër vite në ndërtime, shoqëruar me shkrimin se ka ardhur koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri ka nxitur reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një postim në Twitter Veliaj shkruan se fotoja nuk ka asnjë lidhje me Tiranën e vitit 2021 ndërsa thekson që ajrin e ka më të pastër se në kohën kur Meta ishte kryeministër.

“Të kesh nostalgji për Tiranën kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! PS. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujes si vello. S’ke asnjë ndërtesë 2021 ne foto!“, shkruan Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme