Berisha: Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar

Politikë | 4 vite më parë

Me rastin e 34-vjetorit të vrasjes së poetit Havzi Nela, i cili u var në litar nga regjimi komunist në qytetin e Kukësit, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me qytetarë dhe intelektualë.

Duke e konsideruar si një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare, Berisha tha se Nela ishte dëshmia e gjallë se pse Enver Hoxha konsiderohej Hitleri shqiptar. Sipas Berishës, dy ishin arsyet se pse Hoxha mori një pseudonim të tillë dhe këto ishin qëndrimet që diktatori mbajti ndaj fjalës së lirë dhe opozitës.

“Evropa gjatë 50 viteve komunizëm kishte njohur diktator nga më të egrit, i tillë ishte Brezhnjevi, kishte dhe të tjerë, por i vetmi që u krahasua me Hitlerin, ishte Enver Hoxha. Jasper shkruan në librin e tij ‘Faji gjerman’ se në kohë lufte të bëje opozitë do të thotë të hapje varrin me duart e tua.
Kjo për Enver Hoxhën ishte e vërtetë jo vetëm për të gjallët e tij, por ngeli e vërtetë edhe pas vdekjes së tij dhe shembulli më dramatik i kësaj të vërtete është Havzi Nela, i cili u var jo në kohë lufte. Pas frymës së Helsinkit që Nela do ti kushtonte një nga poezitë më të bukura, do të varej, kur disa muaj më vonë diktaturat do të binin njëra pas tjetrës. Me vetëdije të plotë se kemi bërë pak për t’i vendosur në piedestalin që meritojnë le ta nderojmë sot Havzi Nelën me betimin se do të bëjmë gjithçka që të marrin rolin që meriton në kulturën shqiptare si poet të njerëzve të lirë.”, -tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme