“5 pyetje për SPAK”, deputeti Baçi: Personat në kërkim ndërkombëtar u paguan miliona euro, inceneratori i Fierit nuk funksionon

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti demokrat Luan Baçi në një deklaratë për media ka adresuar akuza ndaj qeverisë për inceneratorin e Fierit. Sipas Baçit, miliona euro janë paguar për persona në kërkim ndërkombëtar ndërkohë që inceneratori nuk funksionon. Deputeti ka ngritur 5 pyetje drejtuar SPAK për këtë aferë, ndërsa thekson se janë vjedhur 430 milionë lekë.

“Qytetaret e Fierit e dine mire se, personin qe dyshja Rama-Subashi autorizuan per firmosjen e cdo gjeje qe kish te bente me inceneratorin e Fierit, fillimisht e emeruan Drejtor te Pergjithshem te Albpetrol, e pak muaj me pas e arrestuan.

POR qytetaret e Fierit u cuditen kur mesuan se miliona euro po paguhen per persona ne kerkim nderkombetar, nderkohe qe inceneratori nuk funksionon.

Vazhdojme edhe sot me disa pyetje per SPAK:

  1. Pse Rama-Balluku paguan 3 here nga 627 miljone, leke brenda dates 1 Gusht, per inceneratorin e Fierit? Ku eshte inceneratori i Fierit qe duhej te ish dorezuar me celesa ne dore sipas kontrates se fshehte?
  2. Meqe Zoto dhe Gugallja jane me urdher arresti nderkombetar, ku jua derguan ato 2 milion euro brenda dites?
  3. Pse u nderrua 3 here, me shpejtesi e pa asnje debat ne keshillin bashkiak, vendi i ndertimit te inceneratorit? A u mor mendimi i komunitetit, gje qe eshte e detyrueshme ligjerisht?
  4. A po hetohet per falsifikimin e procesit dhe dokumentacionit?

(Ligji detyron studime te detajuara per ndikimin ne mjedis. Eshte falsifikim dokumentacioni nese perdor letrat e vendit 1 edhe per vendin 2 edhe per vendin final 3. Ligji detyron edhe publikimin e te dhenave teknike te impiantit qe do ngrihet per te pare demin ne shendet te banoreve. Deri me sot mungon cdo e dhene teknike se cfare impianti po krijohet).

  1. Çfare behet me mbeturinat, qe jane depozituar deri tani prane inceneratorit? A do te digjen keto pas disa vitesh ne incenerator? Apo do te inkapsulohen aty? Po me mbetjet shumevjeçare te fusha e vjeter e grumbullimit, qe premtuan se do të digjen? Pse i mbuluan me dhe pasi deshtuan ti djegin ne vend me tentativen e vitit te shkuar?

Keto pyetje shume te thjeshta per shqiptaret, por behen shume komplekse per drejtesine e kapur nga Edi Rama. PD po deshmon cdo dite permes rubrikes “5 Pyetje per inceneratoret” se Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj-Subashi po ndajne 430 milion eurot e vjedhura me sekseret e tyre Zoto-Mertiri-Gugallja. Kur inceneratoret nuk shihen, pronaret e tyre ne letra jane ne kerkim, miliona euro vazhdojne te shperndahen, ju te nderuar shqiptare si mendoni: ku shkojnë parate?”, tha deputeti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme