“Koha e referendumit po vjen përgjithmonë”, Meta: Do t’i japim fund kapjes së shtetit

Politikë | 4 vite më parë

Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë! Kështu deklaron Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili thotë se shumë shpejt partia që ai drejton do të pagëzohet si Partia e Referendumeve.

Sipas Metës, koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë. Ai bën thirrje për bashkëpunim me ekspertë faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar sipas tij, nga oligarkia për dy dekada.

“Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë shqiptarëve Partinë e Lirisë e cila do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt! Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oligarkia për dy dekada. Koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë.  Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme