Deputeti Vasili, i kërkon zyrtarisht informacion drejtueses së AKSH, lidhur me shërbimet publike on- line

Deputeti Petrit Vasili, i kërkon zyrtarisht informacion drejtueses së AKSH, lidhur me sherbimet publike on- line. Ai shprehet se gjendja në vendin tonë me të shërbimet publike online është në kaos, dhe se miliona të dhëna, sipas tij, “janë të ekspozuara dhe me mundësi që të përdoren nga grupe kriminale”.
“Si deputet i jam drejtuar me kërkesë zyrtare për informacion drejtueses së AKSH-it, lidhur me shërbimet publike on- line. Gjendja paraqitet tepër e rëndë me shërbimet publike on line dhe miliona të dhëna gjenden në kaos dhe me mundësi shfrytëzimi për qellime kriminale. Qindra milion euro të shpenzuara për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe sistemi on- line u shembën në pak orë. Kjo është pak të thuash skandal, sepse është shumë i rëndë dhe praktikisht rënie e shtetit”, deklaron ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




