Vendimi i qeverisë së Kosovës për shtyrjen e reciprocitetit, Xhaçka: Akt pjekurie

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në rrjetin social Facebook për vendimin e qeverisë kosovare për shtyrjen e receprocitetit për kalimin kufitar Kosovë-Serbi duke e cilësuar si një akt pjekurie. Sipas Xhaçkës, Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj, ndërsa më tej u bëri thirrje partnerëve dhe aleatëve të Shqipërisë që të lflasin kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës.
“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA 🇺🇸& BE 🇪🇺 është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga qeveria e Kosovës. “Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj.
Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, shkruan Xhaçka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




