Zhupa: Procesi ishte i njëanshëm për zgjedhjen e Presidentit, por nuk dua ta paragjykoj Begajn

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja e “Rithemelimit” të PD-së, Ina Zhupa, ka qenë e pranishme në seancën parlamentare ku u zhvillua betimi i Presidentit, Begaj. Në një prononcim për mediat Zhupa u shpreh se pavarësisht se procesi i zgjedhjes së Presidentit ishte i njëanshëm, ajo fuillimisht nuk dëshëron të paragjykoj presidentin Begaj.

“Ndryshe nga ç’meritonte procesi, që mendoj se i takonte edhe për legjitimimet opozitës, ishte i kapur nga mazhoranca. Pavarësisht situatës, mendoj se nuk duhet ta paragjykoja Presidentin që sot betohej dhe shpresoj që të jetë në lartësinë e pozicionit si kreu më i lartë i shtetit. Si garant i kushtetutës dhe do të jetë mbi palët. Si deputete, e kisha dhe nga detyrat e mia funksionale sepse procesi do të jetë kushtetues, institucional dhe mandati më bën që të respektoj kushtetutën. Jam e bindur që Begaj do të dekretojë qeverisjen e PD, qofshin zgjedhje të parakohshme apo normale. Ju e keni parë deklaratën e PD. Me të drejtë e ka cilësuar ditën si të monizmit, pasi edhe presidenti u zgjodh nga Edi Rama. Nuk kemi pasur mbledhje grupi. Secili nga deputetët merr vendimin e vet. Berisha është në dijeni edhe për praninë time sot”, tha Zhupa.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme