Meta lë Presidencën pas 5 viteve: Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare

Presidenti në ikje, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se ka qenë privilegj të ishte në krye të shtetit shqiptar për 5 vite.
Duke publikuar një foto me fëmijët e tij, Meta uron mbarësi për çdo familje shqiptare.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, -shkruan Meta.
Presidenti i ri, Bajram Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend, ndërsa më pas do të zhvillohet në Presidencë edhe ceremonia e marrjes së detyrës së Presidentit.
Ceremonia pritet të fillojë në Presidencë në orën 18:45 me mbërritjen e personaliteteve të ftuar, ndërsa Begaj do të mbërrijë në orën 19:15. Begaj do të mbajë fjalën si Presidenti i ri i vendit në orën 19:40, pas dorëzimit të Kushtetutës nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




