Konferenca e parë Ndërqeveritare, kryeministri çek: Do jemi më të fortë, zgjedhja juaj që është testuar shumë herë

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, duke e konsideruar këtë si një “gurë kilometrik” në rrugën e integrimit të dy vendeve në BE. Ai tha se Unioni tashmë do të jetë më i fortë.
“Në emër të Presidencës çeke, ju uroj të dy vendeve tuaja për këtë gurë kilometrik. Ne do të jemi më të fortë dhe zgjedhja juaj që është testuar tashmë shumë herë. Duke patur parasysh agresion rus, ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj., Ne kemi nderin që një progres i tillë ndodh gjatë Presidencës sonë. Republika çeke dhe Europa Qendrore e di shumë mirë rëndësinë e integrimit europian për demokracinë. E ardhmja e Bashkimit Europian është brenda BE”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




