Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri- BE, publikohet agjenda e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Rama

Politikë | 4 vite më parë

Vetëm pak minuta më parë është bërë publike agjenda e delegacionit shqiptar në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri- Maqedoni e Veriut- BE. Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ai i Maqedonisë së V., nga kreu i qeverisë maqedonase, Dimitar Kovaçevski.

Agjenda parashikon takime me nivelet më të larta të BE-së duke filluar që nga znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Evropian për Zgjerimin. Ajo që vihet re nga agjenda është fakti se kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet nga një numër i lartë zyrtarësh shqiptar të niveleve të larta.  

Agjenda e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar
            Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula
            von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit
            Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)
 
09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski
            dhe Presidentes Von der Leyen

Gjuha: Anglisht
 
11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de
            la Loi 155, 1040 Bruxelles)
 

Tryeza e parë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë 
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme 
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE 
Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE
Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm
Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë 
Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë 
Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik 
Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT 

Tryeza e Dytë 

Z. Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim  
Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm 
Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë  
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë 
Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 
Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave
Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE
Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike
Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ
Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë
Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE 
Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ

12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së
            Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së
            Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE 
 
18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave
            me Bashkimin Europian (Vendi: Hotel Sofitel)
  
20.00 – Nisja drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit
 
 20.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit
  
20.45 – Fluturim drejt aeroportit të Tiranës (TC-ANA)
 
 23.15 – Mbërritja në aeroportin e Rinasit

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme