Berisha: Mungon forca punëtore, Rama largoi shqiptarët nga vendi! Zgjidhja s’janë punëtorët nga Bangladeshi

Politikë | 4 vite më parë

Gjatë një takimi me fermerët e Belshit, kreu i PD i zgjedhur nga procesi zhvilluar nga Rithemelimi, Sali Berisha tha se bujqësia po falimenton pasi sipas tij qeveria ka zeruar subvencionet. Duke iu referuar shqiptarëve të larguar, Berisha tha se vendi po shpopullohet dhe se kjo ka sjellë mungesën e forcën punëtore.

Nga Belshi, Berisha u shpreh se kjo duket ku të miturit janë punësuar në jug të vendit për sezonin turistik, ndërsa zgjidhja e qeverisë vjen me “punëtorë nga Bangladeshi”.

“Ka në jug 13 e 15-vjeçarë që punojnë kamarierë sepse nuk ka forcë punëtore. Tani i marrin dhe nga Bangladeshi, zgjidhja e Ramës të cilën nuk mund ta pranojmë. Kam takuar edhe fermerë të tjerë, kërkojnë subvencion mbi bazën e prodhimit, s’ka gjë më të ndershme se kjo. Shqipëria në rrezik, po falimentuan fermerët, falimenton Shqipëria”, tha Berisha.

Berisha tha se qeveria duhet të subvencionojë fermerët në mënyrë që të përballohen kostot dhe prodhimi të jetë në përputhje me standardet.

“Subvencionet duheshin shumëfishuar. Por qeveria duhet të subvencionojë të gjitha prodhimet. Qeveria nuk bën shpikje apo bamirësi. Bën atë që bën çdo qeveri përreth, duke nisur nga bimët, perimet, dhitë, delet, i subvencionon. Po pse? Që të përballoni koston dhe ju të fitoni të prodhoni në përputhje me standardet”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme