Sulmi kibernetik, Rama: Agresori është në tërheqje, shërbimet do rikthehen shumë shpejt

Politikë | 4 vite më parë

Shërbimet publike online do të rikthehen shumë shpejt, pasi u mbyllën përkohësisht si pasojë e një sulmi kibernetik. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili shkruan me një postim në Twitter se kundërofensiva e AKSHI-t, po rezulton e suksesshme.

Sipas kreu të qeverisë, agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje, teksa shton se nëse nuk do të ketë surpriza, shërbimet do të rikthehen shumë shpejt.

“Kundërofensiva e AKSHi-t dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan Rama.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bëri me dije ditën e djeshme (17 korrik), se si pasojë e një sulmi kibernetik, shërbimet publike online dhe faqet e tjera qeveritare do të mbyllen përkohësisht. Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre sulmeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme