Stoku i dosjeve për gjykim, Manja: Shumë shpejt disa seanca edhe online

Disa seanca gjyqësore, shumë shpejt, do të zhvillohen edhe online. Kështu ka bërë me dije Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili, gjatë seancës dëgjimore për hartë e re gjyqësore, u shpreh se kjo metodë do të ulte numrin e dosjeve që presin për gjykim.
Sipas Ministrit Manja, eksperienca është marrë nga vendet eurpiane dhe shumë shpejt edhe në Shqipëri palët do të kenë mundësi t’i drejtohen seancave gjyqësore pa qenë të pranishëm fizikisht.
“Edhe në vende të BE ka probleme me stokun. I kanë paraprirë stokut përmes mekanizmave ligjore me drejtësi alternative. Modeli italian, gjykata e Firenzes, me 35% e ka lehtësuar ishte ndërmjetësimi. Këtu në këtë parlament është votuar, por nuk i kemi dhënë shtysën e duhur. Të shohim edhe drejtësinë alternative por edhe përmirësim, ndërhyrjet e duhura në kode. Shumë vende po na japin eksperiencën e drejtësisë digjitale. Në një të ardhme shumë të afërt palët jo domosdoshmërish do shkojnë në gjykatë se do iu jepen mundësi që ti drejtohen gjykatës pa qenë të pranishëm“, u shpreh Manja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




