Veliaj pret deputetët dhe senatorët italianë: Italia, avokatja më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka pritur në një takim delegacionin e Parlamentit dhe Senatit Italian. Veliaj gjatë bashkëbisedimit me deputeten Francesca Gerardi dhe senatorin Manuel Vescovi, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Italia është avokati më i mirë i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk mund të kishim një mik më të mirë që ta shtyjë përpara kauzën e Shqipërisë në dyert e Brukselit apo të kancelarive të tjera. Ju falenderoj shumë. Sa më shumë bëjmë, aq më shumë duam të bëjmë, jo vetëm në çështje të kulturës apo të ekonomisë, ku me mbi 30% e bilancit tregtar e kemi me Italinë, si partneren tonë kryesore në të gjitha shkëmbimet ekonomike, por besoj se mund të bëjmë edhe më shumë në marrëdhëniet mes qyteteve dhe këshillave bashkiakë. Ashtu siç kemi disa histori të suksesshme bashkëpunimi, siç është “Eco Tirana” apo ndërmarrje të përbashkëta që i kemi me Italinë, besoj se mund t’i forcojmë këto ura. Ditët më të mira i kemi përpara”, tha Veliaj.
Nga ana e tyre, deputetja Francesca Gerardi dhe senatori Manuel Vescovi nënvizuan rolin e rëndësishëm që komuniteti shqiptar luan në Itali.
“Kam fatin që në qytetin tim ka edhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh – pothuajse 20 mijë qytetarë, sa një qytet i vogël. Komuniteti shqiptar në Itali është integruar mjaft mirë, kanë krijuar disa sipërmarrje, janë shumë frytdhënës edhe për qytetin tonë. Përpjekjet e mia janë që edhe Shqipëria të hyjë në Evropë”, tha senatori Vescovi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




