Protesta/ Kryemadhi: Opozita të mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme në protestë ku dhe ka mbajtur një fjalë nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë. Me flamurin shqiptar në duar Kryemadhi ka kërkuar që opozita të mos zhgënjejë më qytetarët, siç bëri një vit më parë duke sulmuar në këtë mënyrë Lulzim Bashën.
“Ju jeni ata që na jepni më shumë forcë, sepse ju vuani siç vuajnë atyre që u prishën shtëpitë, prandaj sot në këtë takim të jashtëzakonshëm, miting madhështor, më shumë se kurrë japim mesazhin e fortë që i vetmi flamur partie është flamuri shqiptar. Ky flamur i bukur që në fushën e tij ka gjakun e mijëra shqiptarëve që dhanë jetën, ky flamur sot është motivi ynë më i madh, për Shqipërinë europiane. Ky flamur sot më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe, sepse Rama me “OpenBalkan” kërkon ta çnderojë dhe misioni ynë më i madh është të valvisim fort flamurin duke kthyer në Shqipëria djem e vajza, trurin e vendit që Rama e largoi. Detyra e opozitës është që të mos zhgënjejë shqiptarët siç i zhgënjyem një vit më parë. Sot më shumë se kurrë, opozita, me parti pa parti, socialistë kudo ku janë të mblidhen të tërë për të shpëtuar Shqipërinë. Shqipëria është në rrezik më shumë se kurrë, se Edi Rama siç shiti Kosovën ashtu po shet edhe tonë Shqipërinë tonë, e të rinjve e të rejave dhe studentëve ekselentë që po ikin nga vendi. Shqipëria nuk është e politikanëve, por do të kërkojnë që të qeverisen nga politikanë të mirë dhe djemtë dhe vajzat e saj. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i dhëntë forcë dhe zoti e nderoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë”, tha Kryemadhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




