Stuhi ere dhe shiu në Fier, vështirësi në qarkullim dhe rrugë të mbuluara nga ujërat

Aktualitet | 7 minuta më parë

Një stuhi e papritur ere dhe reshjesh shiu ka përfshirë qytetin e Fierit brenda pak minutash, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, në rrugët e brendshme janë krijuar vështirësi nga ujërat e rrëmbyeshëm.

Kushtet e motit kanë sjellë ndryshim të menjëhershëm të pamjes urbane. Në rrugët e boshatisura nga këmbësorët, vihet re prania e automjeteve, të cilat qarkullojnë me vështirësi për shkak të pranisë së sasive të mëdha të ujit në akset rrugore.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme