Presidenti Meta vlerëson me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” historianin Aurel Plasari

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar në një ceremoni të posaçme me dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, historianin, shkrimtarin, përkthyesin dhe studiuesin Aurel Plasari.

“Veprimtaria e profesor Plasarit, është e gjerë dhe e shtrirë tanimë në gati pesë dekada, duke i ofruar kulturës shqiptare jo vetëm përkthime të shënuara, por në këto 30 vitet e fundit edhe ese me shumë ndikim mbi shoqërinë shqiptare dhe sidomos studime të një rëndësie të veçantë për rolin marrës dhe dhënës të shqiptarëve në qytetërimin europian.

Për këtë veprimtari të gjerë e të suksesshme, profesor Plasari është vlerësuar me çmime e nderime të ndryshme, nga ato më të lartat.

Por sot, jemi në një  moment të ri,  të vlerësimin të veprimtarisë të profesor Plasarit, me dekoratën që mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha Meta. Ndërsa Plasari e ka konsideruar këtë vlerësim një akt më shumë në të mirë të studimeve albanologjike.

“Vlerësimin e konsideroj një akt më shumë në të mirë të studimeve albanologjike në një kohë jo ndër më të mirat për studime të tilla”, u shpreh Plasari.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme