Rama publikon videon: Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Madrit, ku merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ka publikuar video nga darka e punës me krerët e vendeve anëtare të Aleancës.
Në video kryeministri shihet teksa nuk heziton të filmojë ccdo gëj edhe vetë me një aparat celular. Po ashtu në pamje shihen liderët e vendeve të NATO-s teksa takohen dhe shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin.
“Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës së shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado”, shkruan Rama.
Më herët, kryeministri bëri me dije se në Samit kishte kërkuar që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe dhe se vendet që ende nuk e njohin atë, duhet të vlerësojnë qëndrimin e njehsuar me BE kundër Rusisë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë ku merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që zhvillohet sot (29 qershor) dhe nesër (30 qershor) në Madrid.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




