Rama i dhuron libër kryeministres së Finlandës: Është shkruar nga një shqiptare në Britani, tregon se nga vijmë ne

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Ajo u prit nga kryeministri Rama, i cili i bëri dhe një turi rreth Kryeministrisë dhe ekspozitave në korridoret dhe sallonet e godinës dhe sigurisht nuk mungoi dhe zyra e tij artistike.

Gjithashtu kryeministri Rama i dhuroi kryeministres Marin një libër të shkruar nga një shqiptare në Britani, ku tregon më së mirë historinë e Shqipërisë.

‘Dua t’ju jap një libër, është shumë i bukur i shkruan nga një shqiptare që jep filozofi politike në London School of Economics. Ky libër renditet ndër më të mirat në Britani dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Është mënyra më e mirë për të njohur nga vijmë”, tha Rama.

Më herët kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e vendit të saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen e Finlandës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme