Balla takon kreun e “BWA”: Do ndërtojmë ura bashkëpunimi me Gjermaninë

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka dalë në një deklaratë të përbashkët për media me Kryetarin e Bordit të Shoqatës Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregëti të Jashtme (BWA), Michael Schumann. Balla bëri me dije se së në vjeshtë do të organizohet në Gjermani një konferencë për të folur më shumë për mundësitë për investim që ofron Shqipëria dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit.
“Biem të gjithë dakord që duhet të kemi më shumë prezencë të kompanive gjermane në Shqipëri dhe kemi dakordësuar që në vjeshtë të organizojmë një konferencë, një prezantim të Shqipërisë në Gjermani, me qëllim që anëtarët të njohën më në detaje me ofertën ekonomike, investimit në Shqipëri dhe më pas të kemi një numër sipërmarrësish shqiptar për ndërtimin e ura të bashkëpunimit. Bizneset më pas të kalojnë në këtë urë. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen tonë më të thellë për mbështetjen gjermane në planin ekonomik dhe politik. Ta çojmë në një dimension të ri këtë bashkëpunim mes dy vendeve tona”, tha Balla.
Ndërsa Schuman ka deklaruar se Gjermania dhe Shqipëria po ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi luidhur me investimet. Schuman thekson se industria gjermane duhet të përdorë në të ardhmen faktin që Shqipëria ruan një vlerësim të lartë për Gjermaninë.
“Kjo vizitë ka kohë që përgatitet sepse shoqata jonë prej 20 vitesh ka ndihmuar shumë kompani gjermane për të zbuluar mundësitë në tregjet në zhvillim, e në këtë plan futet dhe Shqipëria. Në çdo krizë dalin shumë mundësi të reja dhe kemi një potencial të madh në Ballkanin perëndimor dhe Shqipërisë dhe se kemi një interes të madh. Kemi kuptuar që na duhen kanale të reja furnizimi me energji, Shqipëria ka një popullsi të re dhe të motivuar, është potencial interesant. Po ndërtojmë ura bashkëpunimi që të vijmë dhe të investojmë. Jam surprizuar pozitive këtu, kam vënë re një mikpritje dhe një vlerësim të Gjermanisë, dhe industria gjermane do ta përdorë më shumë këtë mundësi në të ardhmen. Të fillojmë në mënyrë më konkrete bashkëpunimin”, u shpreh kreu i “BWA”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




