Reforma Territoriale, Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar: Fokusi kryesor të jenë qytetarët

Politikë | 4 vite më parë

Një ditë para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar këtë të martë (14 qershor) një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

Të pranishëm në mbledhje ishin vetëm 16 deputetë, ndërsa në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Alibeaj tha se reforma territoriale është një dështim territorial. Ai shtoi se në fokus të kësaj reforme duhet të jenë qytetarët dhe shërbimet që ata duhet të marrin.

“Patëm një diskutim në lidhje me Reformën Territoriale. Synimi ynë, përcjellja e sensibilitetit te qytetarët. Në qendër duhet të jetë individi. Të gjithë ramë dakord që kjo reformë është një dështim. Ekspertiza duhet të jetë pjesë e reformës territoriale. Do të ishte e udhës serioziteti i një veprimtarie politike i një procesi që të ecet me hapat e kujdesshëm atë që njerëzit duan. Fokusi kryesor i reformës territoriale është qytetari të jetë në qendër, kriteret ekonomike dhe tradicionale të respektohen”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Alibeaj ka bërë me dije po ashtu se në fund të muajit korrik, PD do të dalë me një propozim konkret për mënyrën si duhet të jetë harta e re territoriale dhe se gjatë muajit qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme