Lufta në Ukrainë, Rama niset drejt Kievit së bashku me kryeministrin e Malit të Zi: Me ftesë të Zelenskyt

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, janë nisur këtë të martë drejt Kievit, ku pritet të zhvillojnë një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama në Facebook, ku ka publikuar edhe foto me Abazoviç, pak para nisjes drejt kryeqytetit të Ukrainës.

Që prej fillimit të luftës, kjo është vizita e parë e kryeministrit Edi Rama në Kiev. Qeveria shqiptare ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, duke dënuar pushtimin rus, ndërsa po ashtu Shqipëria i është bashkuar edhe sanksioneve që BE ka vendosur kundër Moskës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme