Harta e re gjyqësore, Berisha: Antikushtetuese, ka si qëllim marrjen nën kontroll vendimet e gjykatave!

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i PD-së, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar lidhur me grevën e avokatëve të vendit kundër Hartës së re të Gjykatave. Sipas tij ky vendim antikushtetues ka si qëllim të marrë në kontroll vendimet e gjykatave. Berisha i bën thirrje të gjithë profesioneve që kanë lidhje me proceset gjyqësore, të hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e menjëhershëm të saj.

“Të dashur miq, sot të gjithë avokatët e vendit nisën grevën katerditore kundër hartës së re antikushtetuese, antiligjore, të sistemit të gjykatave që dhunon rëndë parimet e procesit të rregullt gjyqësor për qytetarët shqiptar.

Kjo hartë në mënyrë arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtesë që u krijon qytetarëve, udhëtime, hotele, restorante etj, e bënë të papërballueshëm procesin gjyqësor për shtresat në nevojë.

Me hartën antikushtetuese Rama ka dy qëllime kryesore: Të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqësor nga pseudoreforma e këtij sistemi.

Duke i dhënë mbështetje të plotë grevës të avokatëve të vendit në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptare, u bëj thirrje të gjithë profesioneve të tjera të lidhura më proceset gjyqësore, të hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e menjëhershëm të saj.

Gjithashtu Partia Demokratike garanton qytetarët e vendit se anulimi i kësaj harte do të jetë një nga aktet e para të pushtetit të ardhshëm të saj“,-shprehet Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme