Bashkëpunimi i OKB me organizatat rajonale, BE pjesë e mbledhjes në Këshillin e Sigurimit, kryesohet nga Xhaçka

Politikë | 4 vite më parë

Ndërsa Shqipëria pret një vendim të Këshillit Europian për nisjen faktike të bisedimeve të anëtarësimit, BE është ftuar në Këshillin e Sigurimit ku Shqipëria kryeson për të diskutuar bashkëpunimin e OKB-së me organizatat rajonale, orientuar nga axhenda e kësaj të fundit.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi mbajtjen e takimit nën drejtimin e ministres Xhaçka, një ditë pas mbajtjes së debatit të hapur të Këshillit të Sigurimit me temë “Mbajtja e premtimeve: Roli i Organizmave Rajonale në Jetësimin e Agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria përballë Trazirave Politike dhe Marrjes së Pushtetit me Forcë”.

Televizioni Publik ka siguruar dokumentin e këtij debati që do të mbahet më 15 qershor, të paralajmëruar brenda axhendës së kryesimit shqiptar dhe drejtuar në rang ministror në Këshillin e Sigurimit, një veprimtari ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare e rajonale, përfshirë BE, OSBE (Sekretarja e Përgjithshme), Unioni Afrikan dhe Liga Arabe.

Edhe në takimin më 16 qershor, i kryesuar po nga Ministrja Xhaçka pritet që tema e bashkëpunimit mes OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare e rajonale të ketë në fokus BE-në.

Përveç përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zv.Presidenti i Komisionit të BE, Joseph Borrell, nga OKB do të jetë Nën.SP e OKB, Rosemary Di carlo.

Bashkimi Europian është ekspozuar së fundmi nga kërkesa e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar, përveç pritjes me vite prej procedurave penguese të vetos për disa vende në Këshillin Europian.

Do të jetë pikërisht zv,presidenti Borrelli që do të kryesojë Këshillin Europan për Çështjet e jashtme në Luksemburg, një takim i paparashikueshëm sipas burimeve të besueshme për RTSH për nga vendimi për negociatat e Shqipërisë. 

/rtsh/
 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme