Tabaku: Rritja e çmimeve ka çuar në kushte të mbijetesës të qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimin se rritja e çmimeve të produkteve bazë të jetesës si pasojë e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë ka çuar në kushte të mbijetesës për qytetarët. Në një videomesazh teksa shprehet se kjo situatë nuk kalon me propagantë ajo i bën thirrje qeverisë të hedhë sytë atje ku sot shtresa më e madhe e popullsisë ka nevojë dhe jo tek oligarkët dhe koncesionet.
“Në të gjitha tregjet çmimet e produkteve bazike fruta perime janë rritur nga 20 lekë deri pothuajse 100 lekë për kilogram. Kjo rritje ka ardhur si rezultat e rritjes së çmimit të karburanteve nga 170 lekë në 260 lekë për litër ku 60 janë vetëm taksa 1/3 janë taksë e tvsh si rezultat i rritjes së energjisë elektrike deri në 18 kwh orë por edhe mungesës nga ana e shtetit të subvecioneve, të mbështetjes fshatit apo fermerit. Kush e bën pazarin vete e kupton që sot familjet shqiptare janë në kushte mbijetesës. Kjo situatë nuk kalon me propagantë dhe se paketa gjysmake e rezistencës nuk shërbeu për asgjë. Qeveria duhet te hedhë sytë aty ku pjesa më e madhe e popullsisë kanë nevojë, shtresa e mesme , biznesi, qytetarët dhe jo tek oligarkët dhe koncesionet“, shprehet Tabaku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




