31-vjetori i themelimit të PS, Balla: Mirënjohje themeluesve dhe të gjithë kontributorëve ndër vite

31-vjetorin e krijimit të PS e ka uruar edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Në një postim në Facebook Balla ka shprehur mirënjohje kundrejt anëtarëve, patronazhistëve, simpatizantëve dhe çdo votuesi të Partisë Socialiste.
“Gëzuar Ditëlindjen e 31 të Partisë Socialiste. Mirënjohje themeluesve kurajozë, të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane. Mirënjohje anëtarëve, patronazhistëve, simpatizantëve dhe çdo votuesi në këtë ditëlindje të famijes sonë të madhe”, uron Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




