31 vjetori i themelimit të PS, Rama: Urime të gjithëve, patronazhistëve, drejtuesve, themeluesve dhe liderit Fatos Nano

Partia Socialiste feston sot 31 vjetorin e themelimit. Kryeministri Edi Rama ka uruar ditëlindjen në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryesocialisti ka shprehur urimet për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në këtë forcë politike.
Në mesazhin e tij, Rama i përfshin të gjithë, duke filluar nga patronazhisti më i thjeshtë, te themeluesit dhe deri te lideri Fatos Nano.
“MIRËMËNGJES… dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë. #31VJETPS”, shkruan Rama ndërsa postimin e shoqëron me një fotografi trëndafilash rozë, simboli i logos së PS.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




