Samiti në Selanik bën bashkë 12 shtete, Rama pritet nga kryeministri grek Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Selanik ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore që po mbahet në Greqi.
Rama ka ndarë momente nga takimi me të gjithë liderët e pranishëm në samit dhe pritja e bërë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili më herët i bëri thirrje BE-së që deri në 2033 Ballkani Perëndimor të jetë anëtarësuar në familjen europaine.

Në samit marrin pjesë 12 shtete Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Rumania, Serbia dhe Turqia, për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




