Ilir Meta takon presidentin e zgjedhur Bajram Begaj: Suksese në detyrën e lartë që të pret

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me presidentin pasardhës, Bajram Begaj të zgjedhur më 4 qershor në raundin e katërt me 78 vota pro. Presidenti Meta ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, ndërsa më herët, pak pas votimit të Begajt në Kuvend, e ka uruar atë për detyrën e re, duke dekretuar lirimin e tij nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Amratosura.  “Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, tha Meta.

Bajram Begaj është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe 4 kundër dhe 1 abstenim në raundin e katërt të votimit. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit.

Ndërkohë pak pas zgjedhjes si President i ri, Bajram Begaj zhvilloi një takim me ish-presidentët, Alfred Moisu, Bamir Topin dhe Rexhep Mejdani. Takimi në fjalë u mbajt në Pallatin e Brigadave, ndërkohë ish-presidentët u shoqëruan nga makinat e Gardës së Republikës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme