Berisha kujton vizitën e Bush në Tiranë: Moment historik për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Politikë | 4 vite më parë

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga ‘Rithemelimi’ ka kujtuar 15-vjetorin e vizitës së ish-presidentit George Bush në Shqipëri. Berisha shkruan në rrjetin social Facebook se vizita e Bush në Shqipëri shënoi momentin më kulmor në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve mes dy shteteve. Më tej, ai thekson se falë mbështetjes së ish-presidentit Bush dhe kombit të tij, u arrit Pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

“Sot 15 vjetori i vizites historike te Presidentit George W. Bush ne Shqipëri! Miq, kjo vizitë shenon momentin me kulmor ne historine 100 vjeçare te marredhenieve shqiptaro-amerikane.  Ne kete vizite miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush deklaroi: “The time is now” tani eshte koha per Pavaresine e  Kosoves dhe Shqiperia ne NATO.  Te dy keto arritje me mbeshtetjen e tij dhe kombit te tij te madhe u bene realitet. Ndaj le ti shprehim sot te dashur miq mirenjohjen tone me te thelle dhe ti urojme jete te gjate mikut te madh te shqiptareve Presidenti George W. Bush. Sb”, shkruan Berisha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme