Braçe: Paratë po pastrohen nëpërmjet informalitetit dhe kripto- monedhave

Politikë | 4 vite më parë

Informaliteti, si dhe pastrimi i parave nëpërmjet kripto-monedhave, ka qenë sot një shqetësim i ngritur nga deputeti socialist, Erion Braçe. Sipas tij, informaliteti është një problem i madh në Shqipëri, dhe po bën dëm. 

“Institucionet duhet të merren me problemin. Kërkoj me forcë bashkëpunimin e agjencive për të goditur në mënyrë të qëndrueshme këtë aktivitet”, theksoi Braçe.

 Shqetësim tjetër, sipas tij, është aktiviteti i kripto-monedhave.

“Eshtë e verifikuar çështja e pastrimit të parave përmes kripto- monedhave nga Londra në Tiranë. Kur kërcënohet stabiliteti financiar, institucionet duhet të bëhen një dhe të godasin veprimtarinë kriminale. Paratë e krimi të organizuar po pastrohen përmes kripto-monedhave. Ne duhet të përballemi, jo duke rregulluar rregulloren, por përmes ligjeve. Aktiviteti i kripto-monedhave kryhet në call-center në mes të Tiranës dhe ky është krim”, deklaroi Braçe.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme