“Ballkani i Hapur”, ministrat nënshkruajnë marrëveshjet dhe memorandumet

Ministrat e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimorë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës kanë nënshkruar një marrëveshje dhe 3 memorandume të rëndësishme në samitin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut.
Është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara, Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor, Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor, Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.
Ndryshe nga samitet e kaluara, këtij samiti të “Ballkanit të Hapur” iu bashkuan edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina ku të dz vendet deklaruan se do t’i bashkohen kësaj nisme rajonale. Kosova është i vetmi vend nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk i është bashkuar kësaj nisme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




