Ambasadori britanik takim me presidentin e ri Bajram Begaj: Adresuam sfidat e përbashkëta lidhur me sigurinë rajonale

Politikë | 4 vite më parë

Ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach kanë pritur në takim Presidentin e ri të zgjedhur, Bajram Begaj.

Teksa uruan Bajram Begajn për zgjedhjen në krye të Shtetit, ambasadori i Britanisë tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria adresuan sfidat e përbashkëta që lidhen me sigurinë rajonale.

“Diskutuam rëndësinë e sigurisë rajonale, duke adresuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet.

I dërguari i Posaçëm, Sir Stuart Peach, ndodhet në vizitë dy ditore në Shqipëri me synimin për të përforcuar angazhimin e Britanisë për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë dhe liderët e tjerë, për të promovuar në të gjithë rajonin institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapura.

Si aleatë të ngushtë, do të angazhohemi me Presidentin e zgjedhur Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi për të dyja vendet tona” , tha Ambasadori Alastair King-Smith.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme