FOTO/ Samiti i ‘Open Balkan’, Rama takohet me liderët e rajonit në Ohër

5 liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar në Ohër ku do të zhvillohet samiti i “Open Balkan”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi i tyre, ku ndodhet kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltijn, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin.
“Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.
Nismës “Open Balkan” iu bashkua zyrtarisht edhe Mali i Zi, i cili do të përfaqësohet nga kryeministri Dritan Abazoviç. Samiti do të mbahet në Ohër, ku më 8 qershor pritet të firmohen edhe disa marrëveshje që lidhen me kulturën, turizmin dhe arsimin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




